Kryetari i NISMA Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, zhvilloi sot një vizitë në degën e partisë në Suharekë, në kuadër të angazhimeve për konsolidimin dhe mobilizimin e strukturave partiake në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.Gjatë kësaj vizite, NISMA Socialdemokrate mirëpriti zyrtarisht në radhët e saj z. Gent Ndrecaj, ish-anëtar i PSD-së, së bashku me ekipin e tij.
Gjatë kësaj vizite, NISMA Socialdemokrate mirëpriti zyrtarisht në radhët e saj z. Gent Ndrecaj, ish-anëtar i PSD-së, së bashku me ekipin e tij. Ky bashkim vlerësohet si një konfirmim i besimit në vizionin dhe programin politik të NISMA-s, veçanërisht në këtë fazë vendimtare të përgatitjeve zgjedhore.
“Kjo është një dëshmi e qartë e rritjes së mbështetjes për alternativën që përfaqëson NISMA Socialdemokrate. Angazhimi ynë për të ndërtuar një subjekt të fuqishëm, gjithëpërfshirës dhe pranë qytetarit është i palëkundur,” u tha në deklaratën e partisë.
Me zhvillime të tilla, NISMA synon të forcojë më tej pozicionin e saj në nivel lokal dhe të ofrojë një alternativë të besueshme për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.

















Lini një Përgjigje