Për herë të parë, në listën zgjedhore të PDK-së nga Suhareka po garon ndërmarrësi i njohur suharekas, Arben Gega, një emër që për vite me radhë ka qenë i lidhur ngushtë me komunitetin dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.
Edhe pse për shumë qytetarë ai është një figurë e njohur, rrugëtimi i tij profesional e njerëzor është i ndërtuar mbi lidhjen e fortë me suharekasit. Arben Gega ka qenë pjesë e historisë së suksesit të Benafit, aty ku për vite ka shërbyer si ura lidhëse për qindra studentë e të rinj të Suharekës që gjenin punë dhe përkrahje gjatë studimeve në Prishtinë.
Sot, Arben Gega është një ndër ndërmarrësit më aktiv në Suharekë, me projekte të shumta ndërtimi dhe me një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të komunës, sidomos në krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç biznesit, ai njihet edhe për mbështetjen e vazhdueshme të aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore – një profil i plotë i një qytetari që investon në komunitetin e tij.
Në këto zgjedhje, Arben Gega garon me numrin 68 në listën e PDK-së, e cila mban numrin 130.
Suhareka ka nevojë për një përfaqësues të tillë: me vizion, me punë konkrete dhe me lidhje të vërtetë me njerëzit e saj.
Arben Gega, i cili garon me numrin 68 në listën e PDK-së që mban numrin 130.

















Lini një Përgjigje