LVV,ja në Suharekë mirëpret në radhët e saj z. Endrit Sadikaj, Msc. në Arkitekturë me specializim në Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor.
Me një formim të thelluar akademik dhe përvojë të pasur profesionale, Sadikaj ka dhënë kontribut të çmuar në projekte të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të hapësirave urbane dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
I njohur për vullnetin e palodhur dhe ambicien për të sjellë zgjidhje krijuese e funksionale, ai ka ndërtuar një profil profesional që ndërthur dizajnin bashkëkohor me respektin për historinë dhe identitetin arkitektonik. Me angazhimin e tij, pritet që vizioni për një Suharekë më të planifikuar, më të bukur dhe më të qëndrueshme të marrë një shtysë të re.

Lini një Përgjigje