Drejtoria Komunale e Arsimit ndan lavdata për nxënësit e dalluar në gara shkollore

Drejtoria Komunale e Arsimit ka organizuar sot një ceremoni rasti, ku janë ndarë lavdata për nxënësit që kanë arritur suksese të veçanta në gara komunale, rajonale dhe nacionale gjatë vitit shkollor 2024/2025.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues të Komunës, prindër, mësimdhënës dhe nxënës të dalluar, të cilët u vlerësuan për përkushtimin, punën dhe rezultatet e arritura në lëmi të ndryshme të arsimit.

Nxënësit u nderuan për sukseset e tyre në garat e: Gjuhës Shqipe, Matematikës, Fizikës, Kimisë dhe Robotikës, duke dëshmuar për nivelin e lartë të përgatitjes dhe angazhimit të tyre.

Nënkryetarje e Komunës dhe Drejtori i Arsimit, në fjalët e tyre, uruan nxënësit për sukseset e arritura, duke i inkurajuar që të vazhdojnë me përkushtim edhe në të ardhmen. Po ashtu, falënderuan mësimdhënësit dhe prindërit për mbështetjen dhe përkushtimin që po japin në zhvillimin e brezit të ri.