Drejtori i Urbanizmit, Visar Kuqi, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë agjendës së tij ka zhvilluar takime me kongresmenë dhe zyrtarë të ndryshëm të administratës amerikane në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë kësaj vizite, z. Kuqi është pritur gjithashtu nga presidenti i Shoqatës “Kosova HOP”, Berat Gega, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet institucioneve dhe komunitetit shqiptar në SHBA.
Po ashtu, drejtori Kuqi ka marrë pjesë edhe në Lutjet e Mëngjesit që mbahen tradicionalisht në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, një ngjarje e rëndësishme që mbledh liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues nga mbarë bota.
Vizita e tij në SHBA vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar.


























Lini një Përgjigje