Me kënaqësi të veçantë njoftojmë se qendra jonë ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga bamirësit tanë të nderuar:
- Z. Avni Kurmehaj
- Z. Adem Veselaj
- Z. Armend Veselaj
Ky donacion përfshin:
- 10 karroca normale
- 1 karrocë për tualet
- 8 karroca speciale
- 3 rolatorë
Këto pajisje do të kontribuojnë në lehtësimin e jetës dhe përmirësimin e mirëqenies së personave me nevoja të veçanta, që janë përfitues të shërbimeve të qendrës sonë.
Në emër të stafit dhe përfituesve, shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për këtë gjest human e solidar, i cili dëshmon për vlerat e larta njerëzore dhe përkushtimin për të ndihmuar të tjerët.


Lini një Përgjigje