Dështon përpjekja e natës për konstituimin e Kuvendit, sytë nga Kushtetuesja

Tentativa e 54-t për konstituimin e Kuvendit, e mbajtur në orën 22:00, dështoi sërish. 103 deputetë ishin të pranishëm, por prapë nuk kaloi votimi për formimin e komisionit të fshehtë parlamentar për zgjedhjen e kryekuvendarit.

Nga nesër hyn në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon deputetët të marrin çdo vendim apo ndërmarrin veprime pas kalimit të afatit 30-ditor për konstituim, të përcaktuar me aktgjykimin e 26 qershorit. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht. Gjatë kësaj periudhe pritet një vendim i Kushtetueses për ngërçin politik.