Dardan Berisha nga PDK viziton Eko-Regjionin, diskuton sfidat në menaxhimin e mbeturinave

Kandidati i PDK-së për Suharekën, Dardan Berisha, zhvilloi sot një takim me menaxhmentin e Eko-Regjionit, njësia Suharekë.

Gjatë bisedës me drejtorin Avdyl Kabashi, u identifikuan disa sfida serioze me të cilat përballet sektori i menaxhimit të mbeturinave, përfshirë mungesën e mjeteve të punës dhe vështirësitë në teren.

Berisha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të garantuar një shërbim efikas, për të vlerësuar punëtorët dhe për të siguruar një mjedis më të pastër për qytetarët e Suharekës.