Kandidati për deputet dhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka bërë të ditur angazhimin e tij që çdo qytetar i Kosovës të ketë qasje të sigurt në strehimore në rast krizash apo situatash emergjente.
Ramadani thekson se reagimi urgjent dhe koordinimi ndërinstitucional janë çelësi për mbrojtjen e popullit në momente të vështira. Sipas tij, në nivel të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, komunave dhe institucioneve të tjera relevante, do të hartohet një plan specifik veprimi që garanton funksionalizimin e strehimoreve në çdo komunë të Kosovës.
Në këtë kuadër, Ramadani paralajmëron identifikimin e:
- të gjitha bodrumeve,
- hapësirave publike,
- si dhe hapësirave private të përshtatshme,
të cilat do të mund të shndërrohen në strehimore të standardizuara për t’u përdorur në situata kritike të sigurisë kombëtare.
Sipas tij, ky projekt synon jo vetëm rritjen e sigurisë, por edhe përgatitjen e qytetarëve dhe institucioneve për çdo skenar të mundshëm emergjent.

















Lini një Përgjigje