Burhan Sejdiu i bashkohet listës së PDK-së për Asamblenë Komunale në Suharekë

Partia Demokratike e Kosovës në Suharekë ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Burhan Sejdiut për Asamblenë Komunale, në kuadër të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i PDK-së në Suharekë, njëherësh kandidat për kryetar të komunës, Dardan Berisha, i cili theksoi se partia në këto zgjedhje do të përfaqësohet edhe me figura të njohura nga fusha e artit dhe kulturës.

Burhan Sejdiu është një emër i njohur për publikun suharekas, me kontribut të gjatë në teatrin dhe jetën kulturore të qytetit.

Ai ka deklaruar se synimi i tij kryesor është zhvillimi dhe ngritja e mëtejshme e kulturës, rinisë dhe sportit, me theks të veçantë në avancimin e teatrit të qytetit.