Bujqësia në fokus: Komuna e Suharekës sjell 500 lopë për fermerët /

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Mensur Selimaj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën për Zhvillim Rajonal “Mëshqerra”, për sigurimin e 500 krerëve lopë të racës qumështore.

Ky projekt i rëndësishëm ka për qëllim të ndihmojë dhe të zhvillojë sektorin e bujqësisë në komunën tonë. Gjatë këtij viti do të shpërndahen 50 lopë, ndërsa në vitet e ardhshme, në bazë të aneks marrëveshjeve, numri i tyre do të vazhdojë të rritet.

Kryetari Muharremaj ka falënderuar drejtoreshën e organizatës “Mëshqerra”, znj. Florentina Kida Gërguri, për bashkëpunimin dhe përkrahjen që do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.