Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar një emër i ri por me potencial të madh znj. Bjondina Hasani, profesioniste në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Sigurisë Kibernetike.
Me vlera të forta të integritetit dhe profesionalizmit, znj. Hasani përfaqëson gjeneratën e re që nuk bën kompromise me parimet, por që synon ta ndryshojë realitetin përmes dijes dhe përkushtimit. Ajo sjell me vete pasionin për teknologjinë dhe drejtësinë sociale, duke e bërë pjesëmarrjen e saj në këtë subjekt një vlerë të shtuar për zhvillimin e politikave moderne.
“Synimi ynë është ta thellojmë rëndësinë e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike në qeverisje, të promovojmë transparencën digjitale, përdorimin e të dhënave në vendimmarrje, dhe të fuqizojmë rininë përmes teknologjisë”, ka theksuar znj. Hasani.
Ajo pritet të jetë një zë i fuqishëm për digjitalizimin, përmirësimin e shërbimeve publike dhe avancimin e politikave që përkrahin të rinjtë dhe zhvillimin teknologjik.

Lini një Përgjigje