Banorët e fshatit Dubravë kanë shprehur mirënjohje të thellë ndaj afaristëve të njohur të këtij komuniteti, Mefail dhe Astrit Gashi, pronarë të kompanisë Euro Ing, për një gjest human dhe me rëndësi të veçantë për fshatin.
Vëllezërit Gashi kanë blerë dhe më pas dhuruar një parcelë toke, e cila do të shërbejë për varrezat e fshatit Dubravë, duke zgjidhur një problem të kahmotshëm që kishte prekur komunitetin.
Sipas banorëve, Dubrava kishte kohë që kërkonte një hapësirë të përshtatshme për varreza, por mungesa e mundësive e kishte pamundësuar sigurimin e saj. Falë këtij veprimi, fshati ka siguruar vend për varreza edhe për një periudhë të gjatë në të ardhmen.
“Falënderojmë shumë afaristët e fshatit tonë, Mefail dhe Astrit Gashi nga kompania Euro Ing, për blerjen e parcelës për varrezat e fshatit. Falë tyre, sot fshati ynë ka siguruar vend për varreza edhe për një periudhë të gjatë,” thuhet në mesazhin e banorëve.
Ky veprim vlerësohet si një shembull solidariteti, përgjegjësie dhe dashurie për vendlindjen, duke treguar se kontributi për komunitetin mbetet një vlerë e qëndrueshme dhe e paharruar.

















Lini një Përgjigje