Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, ka vizituar sot në orët e mëngjesit Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari Latifi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ai e ka vlerësuar vizitën si miqësore dhe konstruktive. Sipas tij, gjatë takimit është bashkëbiseduar dhe janë shkëmbyer ide në funksion të interesit publik dhe bashkëpunimit ndërkomunal.
“Vizitë e këndshme nga miku im i mirë dhe Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, me të cilin bashkëbiseduam dhe shkëmbyem ide në të mirë të interesit publik. Faleminderit për vizitën, Kryetar Bali!”, ka shkruar Latifi.
Takime të tilla theksojnë rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit ndërmjet komunave, me qëllim të avancimit të projekteve dhe shërbimeve në dobi të qytetarëve.

















Lini një Përgjigje