I besoj duarve që punojnë dhe zemrave që nuk dorëzohen.
I besoj vetëm atyre që nuk urrejnë, por ndërtojnë ide, ide që bëjnë që e ardhmja të mbetet e lirë në shprehjen e mendimeve.
E besoj fort se Suhareka i takon të gjithëve, jo vetëm disa individëve.
Ne do ta forcojmë edhe më tej realitetin e drejtë dhe të hapur, ku ekziston një kryetar komune që i shërben vetëm qytetarëve.
Një kryetar që është kudo dhe kurdo që e kërkon nevoja,
që dëgjon me vëmendje, i pranon vërejtjet e kritikat, por nuk urren.
Ne do të ndërtojmë një realitet të ri, një Suharekë ku punojmë bashkë,
ku udhëheqin qytetarët dhe askush tjetër.

















Lini një Përgjigje