Bali Muharremaj fuqizon gratë në politikë – prezanton Ibadete Baraliun si kandidate

Në kuadër të prezantimit të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur emrin e radhës që do t’i bashkohet listës së tij.

Bëhet fjalë për Ibadete Baraliun, banore e fshatit Bukosh, e diplomuar në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Me përgatitje akademike dhe përvojë të angazhimit qytetar, Baraliu synon të jetë një zë i fuqishëm për komunitetin në institucionet vendimmarrëse.

Fokusin e saj ajo e ka vendosur në zhvillimin e arsimit, promovimin e kulturës si dhe rritjen e transparencës institucionale.

“Nëpërmjet dijes, përkushtimit dhe dashurisë për gjuhën dhe kulturën tonë, dua të kontribuoj në ndërtimin e një shoqërie më të vetëdijshme dhe të drejtë,” është shprehur ajo.

Kandidatura e Ibadete Baraliut vjen si pjesë e një përkushtimi të qartë për rritjen e përfaqësimit të grave në politikën lokale dhe për fuqizimin e zërit të komunitetit në vendimmarrje.