Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar se qeverisja e tij është e bazuar mbi punë dhe përkushtim, duke theksuar se qytetarët tashmë e kanë parë angazhimin e tij gjatë viteve të shërbimit publik.
“Nuk ofendoj dhe nuk preferoj debate të ashpra. Qytetarët e njohin qeverisjen time dhe e kanë parë punën e angazhimin tim. Ju premtoj se demokracia, liria e shprehjes dhe kultura në debate do të ekzistojnë gjithmonë nga ana ime, mbi bazën e argumenteve,” tha ai.
Muharremaj u shpreh se është i kujdesshëm në çdo paraqitje publike, sepse përfaqëson qytetarët e Komunës së Suharekës.

















Lini një Përgjigje