Arta Gashi – Zëri i ri për një Suharekë transparente dhe të zhvilluar

Arta Gashi garon për Asamblenë Komunale në Suharekë – një emër që sjell dije, përvojë dhe vizion të qartë për ndryshim.

Me një karrierë të ndërtuar mbi themele të forta akademike dhe profesionale, Arta Gashi është zyrtarisht kandidate për Asamblenë Komunale në Komunën e Suharekës.

Ajo është e diplomuar në nivelin Master në fushën e Sociologjisë dhe ka një përvojë të gjerë në sektorin financiar, duke punuar në banka dhe institucione mikrofinanciare, ku ka dëshmuar përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Përtej sektorit financiar, Arta ka dhënë kontribut të çmuar në shoqërinë civile përmes organizatës Democracy Plus, në kuadër të projektit të USAID-it “Kontrata Sociale”, duke u angazhuar për forcimin e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare.

Aktualisht, ajo është pjesë e fushës së arsimit si mësimdhënëse, ku me pasion dhe përkushtim edukon brezat e rinj, duke u bërë model i përfshirjes aktive në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë.

Me këtë bagazh të pasur profesional dhe përkushtim të palëkundur ndaj zhvillimit të komunës, Arta Gashi hyn në garën zgjedhore për të qenë zëri i qytetarëve në vendimmarrje dhe për të ndërtuar një Suharekë më të drejtë, më transparente dhe më të zhvilluar.