Këtë gjë e di edhe Lajçaku dhe Borelli, kështuqë nuk është temë që e trajton Kosova”. Kështu shprehej para hiç më larg se pesë ditësh deputeti zëlartë i Vetëvendosjes, Dimal Basha për çështjen e dinarit, kur pyetej lidhur me ftesën e BE’së për bisedim për çështjen e dinarit. Megjithatë, fjala e Bashës duket se s’do dëgjohet. Kosova pritet të dialogojë në Bruksel për çështjen e dinarit me Serbinë. Këtë e kanë konfirmuar nga BE’ja.
Nga BE’ja kanë thënë se do të jetë i formatit të zakonshëm të dialogut. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka refuzuar ftesë, duke i hapur rrugë BQK’së. Sipas raportimeve të REL-it, pjesëmarrës në takim për herë të parë do të jetë një përfaqësues jo-politik. Guvernatori i BQK’së, Ahmet Ismaili, shkruan Gazeta Insajderi.
Në anën tjetër, në takimin që pritet të mbahet nesër (27 shkurt), Serbia do të përfaqësohet nga i përzgjedhuri i zakonshëm për dialogim të nivelit teknik me Kosovën, Petar Petkoviq.
Kjo mund ta hatërojë pak deputetin Basha. Pasi që ai insistonte se dinari s’është valutë e Kosovës dhe s’ka çka dialogohet për të.
“Dinari nuk është valutë e Republikës së Kosovës, këtë gjë e di edhe Lajçaku dhe Borelli, kështuqë nuk është temë që e trajton Kosova. Është paradoksale me thirrë BE për me debatu për dinarin kur vet BE e ka valutë euron”, deklaronte saktësisht Basha.
Bislimi i bëri refuzim demonstrativ ftesës së BE’së, me të njëjtin argument. Se dinari nuk është çështje e dialogut.
“Çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut, unë shkoj kur të diskutohet marrëveshja themelore, kështu që do të shohim kush mund të shkojë të flasë për çështjen e dinarit”, thoshte Bislimi.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të politikës së jashtme, Nabila Massrali, nuk saktësoi se kush do të marrë pjesë, por tha se takimi do të jetë “në formatin e zakonshëm të dialogut” dhe në të do të flitet për “gjetjen e zgjidhjeve”.
Sipas BE-së, takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e njëjtë të takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut.
jo është hera e parë që Qeveria Kurti ia mundëson dikujt tjetër përveç kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të marrë pjesë në dialog.
Burimi i ljamit: Insajderi
Lini një Përgjigje