Rikthehen shfaqjet në TKK

Teatri Kombëtar i Kosovës, fillon programin e shfaqjeve më 30 shtator, me premierën ‘1984’ të regjisorit Igor Mendijsky.

Tek në muajin tetor fillon programi i shfaqjeve me intensitet të plotë. Dy premierat e tetorit janë “Best Europian Show” dhe “Ditë Vere”.

“Best Europian Show” ka premierën me 13 tetor ndërsa shfaqja me regji të Kaltrim Balaj “Ditë Vere” luhet premierë me 18 tetor.

Përpos reprizave të premierave, gjatë muajit tetor në Teatrin Kombëtar do të luhen shfaqjet: “Club Albania”, “Udhëtimi i gjatë drejt natës” dhe “Molly”.