Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri “Një udhëtim i shkurtër”, triumfoi mes 12 produksioneve në kategorinë “Orizzonti Cortometragio”, dedikuar filmave që përfaqësojnë tendenca të reja estetike dhe shprehëse të kinematografisë botërore, me fokusin tek talentet e rinj dhe kinematografitë më pak të njohura, në edicionin e 80-të të Bienales.
Kryeministri Edi Rama publikoi përmes rrjeteve sociale lajmin duke shprehur entuziazmin për këtë arritje të regjizorit shqiptar.
“Filmi shqiptar me metrazh të shkurtër triumfon në Venecia. Evviva”, shkruan Rama.
Realizimi i filmit ka zgjatur 3 vjet. Filmi ka si subjekt një histori shqiptare, ku tregohen sakrificat e mëdha që bëhen nga shqiptarët në këmbim të një shtetësie të huaj.
Lini një Përgjigje