Arben Gega: Rezultati në Suharekë na jep forcë dhe motiv për të ecur përpara

Mesazh falënderimi për qytetarët e Suharekës

Qytetarë të dashur,

Faleminderit për përkrahjen dhe besimin tuaj. Rezultati i zgjedhjeve duhet respektuar, ndërsa unë jam jashtëzakonisht i ngazëllyer me rezultatin e arritur në Suharekë.

Dega e PDK-së në Suharekë është e vetmja në nivel vendi që ka shënuar rritje, me 30% rritje në votën e rregulltë vendore. Ky është një rezultat domethënës, i cili na motivon edhe më shumë për të vazhduar përpara me përkushtim dhe përgjegjësi.

Ju falënderoj sinqerisht të gjithëve për mbështetjen. Ky sukses është i përbashkët dhe obligim për punë edhe më të madhe në shërbim të qytetarëve.

Faleminderit!