Sot në Suharekë qëndroi për vizitë Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, i cili u prit nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Në takim u zhvillua një bisedë miqësore, ku u theksua mundësia e avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, me synim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Suharekës.
Gjatë vizitës, kryetari Muharremaj së bashku me ambasadorin vizituan kompaninë Frutex dhe fabrikën Golden Eagle, ku u pritën nga presidenti i kompanisë, Shaqir Palushi. Ai prezantoi linjat moderne të prodhimit, duke nënvizuar teknologjinë më të avancuar që përdoret për prodhimin e pijeve Golden Eagle dhe lëngjeve të tjera 100% natyrale.
Kryetari Muharremaj e njoftoi ambasadorin Angılı me zhvillimet ekonomike të qytetit të Suharekës, si dhe me projektet madhore që po realizohen për të ardhmen e kësaj komune.




Lini një Përgjigje