Komuna e Suharekës u nderua me vizitën e z. Jonathan Hargreaves, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, i cili u prit në takim zyrtar nga Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj. Vizita kishte për qëllim njohjen nga afër me zhvillimin dhe progresin e arritur në komunën e Suharekës.
Gjatë takimit, Kryetari Muharremaj prezantoi angazhimin e vazhdueshëm të komunës për qeverisje të mirë, zhvillim të qëndrueshëm dhe ofrim të shërbimeve cilësore për qytetarët, duke theksuar se mirëqenia e tyre mbetet prioritet kryesor.
Po ashtu, u ritheksua se bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Suharekës dhe institucioneve të Britanisë së Madhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të projekteve të përbashkëta dhe forcimit të marrëdhënieve institucionale.





















Lini një Përgjigje