Albana Bytyqi do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Bytyqi ka marrë besimin dhe mbështetjen e Degës së AAK-së në Suharekë, e po ashtu edhe të strukturave qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke u konfirmuar si kandidate nga vetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj.
Ky nominim shihet si një vlerësim për angazhimin e saj publik, profesionalizmin dhe afërsinë me qytetarët, ndërsa pritet që Albana Bytyqi të përfaqësojë Suharekën dhe Aleancën në garën drejt ulëses së deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të sjellin një garë dinamike politike, ndërsa AAK ka paralajmëruar një listë të përforcuar me kandidatë me integritet dhe përvojë.


















Lini një Përgjigje