Aktakuzë ndaj tre personave dhe një kompanie nën dyshimin për keqpërdorime në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve, përfshirë zyrtarë të Komunës së Suharekës dhe një kompanie për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik.

Sipas aktakuzës, projekti për ndërtimin e rrugëve lokale në Reshtan nuk është realizuar sipas kontratës, ndërsa janë lëshuar fatura dhe raporte fiktive që i kanë shkaktuar komunës dëm prej mbi 13 mijë euro.

Prokuroria kërkon shpalljen fajtorë të të pandehurve dhe dënimin e tyre sipas ligjit.