Qafë e Dules, 8 korrik 2025 – Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur dje rreth orës 06:50 në Qafë të Dules.
Sipas informatave zyrtare, një shtetas i huaj, duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur në skajin e rrugës. Si pasojë e aksidentit, pasagjerja – po ashtu shtetase e huaj – ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore.
I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim.

















Lini një Përgjigje