Adelina Sopaj – zëri i arsimit dhe rinisë në garë për Asamblenë Komunale të Suharekës

Adelina Sopaj, mësimdhënëse dhe banore e fshatit Sallagrazhdë, ka vendosur t’i bashkohet jetës publike si kandidate për Asamblenë Komunale të Suharekës.

Me përvojë të pasur në arsim dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj nxënësve dhe komunitetit, Adelina synon të sjellë një zë të përgjegjshëm në institucionet lokale – në shërbim të edukimit, rinisë dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

“Besoj se përmes përfaqësimit të ndershëm dhe vendimmarrjes së drejtë, mund të ndërtojmë një Suharekë më të zhvilluar për të gjithë,” shprehet ajo.