Ka nisur aksioni i pastrimit në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, ku në këtë aktivitet janë përfshirë organizata Eko Theranda, zjarrfikësit dhe banorë të fshatit.


Aksionit i është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ndërsa aktiviteti ka filluar në orët e mëngjesit, duke nisur nga rruga kryesore e fshatit.
Ky aksion synon jo vetëm pastrimin e hapësirave publike, por edhe sensibilizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së natyrës.
Aktivitete të tilla pritet të vazhdojnë edhe në fshatra të tjera të Komunës së Suharekës, me qëllim të krijimit të një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.
Mesazhi i këtij aksioni është i qartë: Një mjedis i pastër është përgjegjësi e të gjithëve.
















Lini një Përgjigje