Suharekë: Mbahet ligjëratë për parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve

Sot është mbajtur ligjërata me temën “Parandalimi dhe menaxhimi i konflikteve”, e udhëhequr nga Besim Kodra.

Gjatë ligjëratës është diskutuar për rëndësinë e komunikimit efektiv, identifikimin me kohë të situatave konfliktuoze, si dhe mënyrat dhe praktikat më të mira për menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve.

Aktivitete të tilla kanë rëndësi të veçantë për ngritjen e kapaciteteve profesionale, forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm, të bazuar në mirëkuptim dhe komunikim të ndërsjellë.

Në fund, organizatorët kanë falënderuar Besim Kodrën për ligjëratën, kontributin dhe ndarjen e përvojës së tij me pjesëmarrësit.