Suharekë: Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, apelon për kujdes nga erërat e forta

Kryetari i Komunës së Suharekës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe vëmendje të shtuar, pas paralajmërimeve për erëra të fuqishme që pritet të përfshijnë vendin.

Përmes një apelimi drejtuar qytetarëve, kryetari ka kërkuar që gjatë këtyre kushteve atmosferike të shmanget qëndrimi në hapësira të rrezikuara dhe të merren masa parandaluese për sigurinë personale dhe të pronës.

Në veçanti, qytetarëve u rekomandohet:

  • Të shmangin qëndrimin pranë drunjve të lartë dhe objekteve të paqëndrueshme.
  • Të kenë kujdes nga kulmet, llamarinat dhe materialet që mund të shkëputen nga era.
  • Të sigurojnë objektet në oborre dhe ballkone që mund të bartën nga erërat.
  • Të shmangin parkimin e automjeteve pranë drunjve dhe objekteve që paraqesin rrezik.

“Siguria e qytetarëve është prioritet. Kujdesuni për veten, familjen dhe njëri-tjetrin”, thuhet në apelimin e kryetarit të Komunës.

Apeli vjen në kohën kur janë paralajmëruar kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe mundësi për erëra të fuqishme në vend.