Biznesi i njohur nga Suhareka, Mishtorja “Fat-Mani”, tashmë po zgjerohet edhe në kryeqytet, duke sjellë një ofertë të re për konsumatorët përmes Mishtores Premium “Shije Fshati”, në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë.
Suksesi, korrektësia, cilësia dhe shërbimi ndaj klientëve janë vlerat që kanë karakterizuar punën e Mishtores “Fat-Mani” në Suharekë dhe që tashmë po synojnë t’i sjellin edhe për konsumatorët në Prishtinë.
Pas bashkëpunimit ndërmjet Driton Gashit, pronar i “Fat-Mani”, dhe Basri Asllanit nga “Optika Mode”, është bërë i mundur hapja e kësaj mishtoreje premium, e cila synon të ofrojë mish të freskët dhe produkte të tjera të mishit për të gjithë konsumatorët.
Përmes “Shije Fshati”, edhe qytetarët e Prishtinës, veçanërisht ata që kanë njohur dhe vlerësuar cilësinë e produkteve të “Fat-Mani” në Suharekë, tashmë do të kenë mundësinë t’i gjejnë ato edhe në kryeqytet.
Kjo është një tjetër dëshmi e zgjerimit të bizneseve nga Suhareka dhe e rëndësisë së investimeve, bashkëpunimit dhe përkushtimit ndaj klientëve.
“Shije Fshati” – cilësi dhe shije që tashmë vjen edhe në Prishtinë!
Video:














Lini një Përgjigje