Komuna ndanë mirënjohje për 7 Mars-Ditën e mësuesit

Në Ditën e mësuesit, Komuna e Suharekës, ka ndarë mirënjohje për më të dalluarit në fushën e arsimit. Mirënjohjet i kanë ndarë kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, nd;rsa present në këtë manifestim ishin edhe nënkryetarja znj. Mihrije Suka, drejtori i Arsimit z. Remzi Bajselmani dhe zyrtarë tjerë nga DKA. Me këtë rast kryetari Muharremaj, ka falenderuar dhe njiherit ka uruar të gjithë punonjësit e arsimit:

“Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, andaj ju falenderojmë për kontributin që po jepni në edukimin e brezave si dhe zotohemi që do të angazhohemi vazhdimisht në krijimin e kushrteve sa ma të mira në arsim. Fjalë rasti ka mbajtur edhe nënkryetarja znj. Mihrije Suka, drejtori i Arsimit z. Remzi Bajselmani të cilët gjithashtu kanël uruar të shpërblyerit dhe kanë falenderuar të gjithë mësimdhënësit kudo që janë.

Në takim u tha se Komuna e Suharekës ka 1033 punëtorë të arsimit dhe nga ky numër i madh janë përzgjedhur 5 më të mirët në 5 nivele të arsimit.

Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe ish punëtori i Arsimit z.Adem Dërguti i cili solli dhuratë 100 tituj librash për të shpërblyerit dhe për punëtorët tjeraë arsimor.