Kryetari Muharremaj uron Ditën e Mësuesit

Ai sot ka vizituar disa nga kontribuuesit në arsim dhe ka bërë këtë postim:

“Populli i hapi dyert e shtëpive në kohën më të vështirë për arsimin shqip.

Ishte një kohë kur okupatori serb i mbylli shkollat, por populli nuk u dorëzua.

Sot filluam nga Fshati Sopijë, në nderim të atyre familjeve që e ndihmuan arsimin, duke i vënë në shërbim të edukimit të brezave, ku shtëpitë u bënë shkolla.

Urime Dita e Mësuesit.