Një Ditë e Veçantë për IAAP “Skënder Luarasi”

Sot, shkolla jonë ishte nikoqire e nje ngjarjeje të rëndësishme dhe emocionuese! U promovua libri “Historiku i IAAP Skënder Luarasi”, një vepër e çmuar e autorit dhe drejtorit të parë Remzi Bytyçi, që pasqyron rrugëtimin dhe sukseset e institucionit tonë ndër vite.

Ky libër është një testament i përkushtimit dhe kontributit të gjeneratave të kaluara në ndërtimin e një shkolle cilësore.

Njëkohësisht, me shumë respekt dhe mirënjohje, përcollëm në pension profesorin e nderuar Kurtesh Fondaj. Pas vitesh të tëra përkushtimi dhe sakrifice për arsimin dhe edukimin e brezave të rinj, ai lë pas një trashëgimi të çmuar dhe një vend të pazëvendësueshëm në historinë e shkollës sonë.

Një falënderim i veçantë për autorin Remzi Bytyçi për punën dhe përkushtimin e tij në ruajtjen dhe dokumentimin e historisë së shkollës sonë!

Faleminderit për çdo kontribut, profesor Kurtesh Fondaj! Ju urojmë shëndet, lumturi dhe suksese në kapitullin e ri të jetës suaj!