Në takimin e koordinimit lokal për sigurinë, u diskutuan masat për rritjen e sigurisë publike. Nënkryetarja e komunës, përveç prezantimit të aktiviteteve të realizuara, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar një mjedis më të qetë dhe më të sigurt për qytetarët.
Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj, raportoi se situata e përgjithshme është e qetë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 449 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit dhe janë lëshuar 28 urdhëresa nga gjykatat.
Një nga temat kryesore të diskutuara ishte siguria në shkolla dhe trafiku rrugor. Për të ulur numrin e shkeljeve dhe aksidenteve, do të ketë një shtim të pranisë së policisë në rrugë. Po ashtu, u bë apel për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave dhe shenjave të komunikacionit si masë thelbësore për parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.
Lini një Përgjigje