Rastet e aksidentëve në trafik në rënje e sipër-gjatë dy jave vetëm dy aksidente

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka e cila është edhe kryesuesja e takimit, në mes tjerash ka njoftuar për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunën e Suharekës, ku ka përmendur aktivitetet rreth Festarit dhe ngjarjet tjera që janë të publikuara.

Pastaj ajo ka bërë të ditur se me datën 9 tetor 2024 duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet edhe aktiviteti për Muajin Rozë . Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave ku ka dhënë dhe numrin e tiketave që ka shqiptuar policia si: 572 tiketa dhe 23 urdhëresa të realizuara.

Nga rastet që kanë ndodhur ai ka thënë se fatmirësisht ka rënje të numrit të aksidenteve në trafik duke theksuar se gjatë dy javë kanë ndodhur vetëm dy raste. Kapiteni Sylaj, ka bërë të ditur gjithashtu edhe për aktivietet që po bënë policia përmes ligjeratave nëpër shkolla.