Komandanti i Brigades Perendimore, Kolonel Rocco Mundo (RC- WEST Commander ) të KFOR-it, së bashku me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Komunën e Suharekës, ku ka takuar kryetarin e Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj.
Fillimisht janë takuar në Zyrën e kryetarit, ndërsa më pastaj kanë vizituar edhe Pallatin e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekës. Kryetari Muharremaj, ka falenderuar Kolonelin Rocco Mundo, për vizitën dhe bashkëpunimin:
“Falenderues për viziten e RC- WEST Commander, Komandant i i Brigades Perendimore Kolonel Rocco Mundo.
Ne do të jemi bashkëpunues dhe të angazhuar për të ardhmen e përbashkët dhe sigurinë e qytetarëve tanë.”
Lini një Përgjigje