Në komunën e Suharekës edhe në këtë vit shkollor DKA në bashkëpunim me Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, ka organizuar gara komunale për Olimpiadën e Matematikës 2024, me qëllim të nxitjes dhe identifikimit të talentëve në fushën e matematikës.
Në këtë garë e cila do të realizohet me datë 25 nëntor 2023, do të përfshihen nxënësit e klasave të VII-ta,VIII-ta,IX-ta,X-ta,XI-ta dhe të XII-ta, ndërsa në garat komunale nxënësit që do të fitojnë pikë më së shumti do të përfaqësojnë komunën tonë në garat republikane.
Drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit në Suharekë Remzi Bajselmani, u dëshiron suksese nxënësve në garat komunale dhe më tej edhe në garat republikane të cilat do të mbahen me 23 dhjetor 2023 në Prishtinë.
Lini një Përgjigje