Prokurorja Gashi deklarohet për grabitjen e armatosur në Suharekë: Kemi përparim në hetime

Prokurorja ka bërë me dije se ka përparime në drejtim të hetimeve, por që nuk u lëshua në deklarata më të hollësishme për shkak të hetimit.

“Ato çka i kam deklaruar edhe më herët ato qëndrojnë. Akoma jemi duke i hetuar pistat. Informata më të detajuara nuk mundemi me dhënë se munden me prishë hetimin, kemi përparime në atë drejtim. Jemi duke u marrë me sigurimin  e provave teknike, materiale. Në vazhdimësi jam në kontakt me policit hetues  dhe jemi duke punu në këtë drejtim”.

Vlera e arit që u vodh në argjendarinë po vlerësohet të jetë afro 250 mijë euro. Kështu konfirmonte vet Prokuroria Gashi për Insajderin.

Ajo tha se grabitja në Suharekë mund të jetë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.