Suharekë: QKMF “Rexhep Kuçi” furnizohet me insulina, njoftohen pacientët me diabet

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë njofton të gjithë pacientët me diabet se është realizuar furnizimi me insulinat e nevojshme.

Sipas njoftimit, shpërndarja e insulinave do të bëhet në Njësinë e Barnatores së QKMF-së, sipas orarit të përcaktuar.

Pacientët që kanë nevojë për informata shtesë mund t’i drejtohen personelit përgjegjës në QKMF.

Ky furnizim mundëson vazhdimin e marrjes së terapisë për pacientët me diabet dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Suharekës.