Suharekë: Elmi Gegaj fiton medaljen e argjendtë në Maratonën e Veronës 2026

Atletët veteranë të Klubit Atletik “Theranda 1992” kanë shënuar sukses të rëndësishëm në edicionin e 25-të të Verona Run, në Itali, ku morën pjesë rreth 20 mijë vrapues nga 121 shtete të botës.

Rezultatin më të mirë nga ekipi suharekas e arriti profesori Elmi Gegaj, i cili në garën e gjysmëmaratonës, në distancën prej 21.097 kilometrash, u rendit në vendin e dytë në kategorinë M-70, duke fituar medaljen e argjendtë.

Ndërkohë, në garën e maratonës së plotë, në distancën prej 42.195 kilometrash, morën pjesë edhe tre atletë të tjerë veteranë nga Suhareka:

  • Safet Sylaj – 3 orë e 58 minuta.
  • Blerim Elshani – 3 orë e 49 minuta.
  • Driton Maliqaj – 3 orë e 57 minuta.

Ky sukses dëshmon edhe një herë përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë e veteranëve për sportin, duke treguar se mosha nuk është pengesë për të arritur rezultate të shkëlqyera.

Urime profesorit Elmi Gegaj për medaljen e argjendtë dhe të gjithë atletëve për përfaqësimin dinjitoz të Suharekës në këtë ngjarje ndërkombëtare!