Investim në shëndetësi Studençani me Qendrën e re të Mjekësisë Familjare

Në vazhdën e përmirësimit të kushteve në shëndetësi, sot është përuruar Qendra e Mjekësisë Familjare në Studençan, objekti i dytë i këtij viti që i shtohet infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Suharekës.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, theksoi se çdo ditë pune dhe angazhim është drejtuar kah qëllimi i përbashkët ofrimi i kushteve më të mira dhe shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Objekti i ri është i pajisur me hapësira moderne, të cilat do të mundësojnë punë më të lehtë për stafin shëndetësor dhe shërbime më të mira për pacientët.

“Urojmë që stafi dhe pacientët ta gëzojnë këtë hapësirë moderne, duke e shfrytëzuar për një kujdes më të mirë shëndetësor për të gjithë”, u tha me këtë rast.