Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë e vetme.
Ajo pranë vetës ka afruar disa figura që të ketë sa më shumë mbështetje qytetare.
Ndërsa ka nisur të përgatitë listën për deputetë, PDK ka zgjedhur edhe sloganin që do të garojë në zgjedhjet e reja.
Fjala “Rimëkëmbje” do të jetë slogani i PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Këtë fjalë e ka prezantuar edhe kandidati i PDK’së për kryeministër Enver Hoxhaj.
Kjo fjalë siç dihet ka qenë mjaft e përdorur gjatë muajve të fundit në Kosovë, për shkak të krizës ekonomike, ku lidhet konkretisht me Rimëkëmbjen Ekonomike
Kujtojmë se PDK në këto zgjedhje kandidat për kryeministër e ka Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i kësaj partie.
Kandidimi i tij ka ardhur për shkak se Kadri Veseli gjendet në Hagë.
