Inkurajimi I njerëzve për të ngrënë sa më shumë fruta të thata pa aditivë dhe sheqer, mund të jetë një mënyrë mjaft efektive për të përmirësuar shëndetin e njerëzve, thonë studiuesit.
Konsumimi I ulët I frutave të thata në ShBA dhe kudo në botë është një kontribues I madh I sëmundjeve dhe çrregullimeve të tjera të lidhura me ushqyerjen.
Frutat janë një burim I mirë I ushqyesve esencialë, të tilla si fibra dhe kaliumi, të cilat mungojnë tek shumë njerëz. Frutat përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese bioaktive që ofrojnë përfitime shtesë shëndetësore.
Hulumtimet e fundit sugjerojnë, që ngrënia e frutave shoqërohet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit të tipit II.
Në bazë të hulumtimeve dhe pyetësorëve të realizuar nga shkencëtarët disa nga faktorët, të cilët I detyrojnë njërëzit të mos përdorin fruta të tilla sipas studiuesive janë: kostoja e lartë, disponueshmëria e kufizuar dhe prishja e shpejtë e tyre.
Studimet kanë zbuluar se inkuadrimi I frutave të thata në dietë kontribuon në një shëndet më të mirë, edhe pse konsumimi I tepërt I tyre mund të jetë I dëmshëm, pasi këta fruta kanë janë të “dendur” me energji.