Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka apeluar për kujdes gjatë vozitjes në rrugë me grica, pasiqë edhe nga Instituti i Hidrometerologjisë është paralajmëruar që ditëve në vazhdim do të jetë mot i ftohtë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugeve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica” – thuhet në postimin e tyre.
