Përbërësit
Një pako makarona të gjata
400 gramë mish të grirë
4-5 kokrra domate të pjekura mirë
Një karrotë
Një kokërr qepë
Një thelpi hudhër
Gjysmë gotë me verë të kuqe (sipas preferencës)
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Majdanoz
Djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja
Në një tigan të thellë shtojmë vajin e ullirit, qepën e grirë hollë dhe karrotat e grira në kubikë të vegjël.
I kaurdisim derisa të zbuten. Shtojmë hudhrën e grirë hollë bashkë me mishin e grirë dhe vijojmë t’i kaurdisim. Më pas i shuajmë me pak verë të kuqe dhe e lëmë derisa të avullojë. Më pas shtojmë domatet e grira në rende si salcë, shtojmë kripën dhe piperin. I kaurdisim për pak dhe shtojmë 1-2 gota ujë dhe i lëmë të zjejmë derisa salca të bëhet e trashë.
Ndërkohë, në një tenxhere hedhim ujë, kripë dhe disa pika vaj ulliri dhe e vendosim në zjarr që të zjejë.
Në momentin që uji nis të zjejë hedhim makaronat dhe i lëmë të zjejnë për 8-9 minuta.
I heqim nga zjarri, i kalojmë në kullorëse dhe i bashkojmë me salcën e përgatitur.
I shërbejmë të ngrohta dhe i spërkasim sipër me djathë kaçkavall të grirë.