Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ka pritur në takim Valmir Aliçkajn, djaloshin që deshti t’ia dhurojë vullnetarisht veshkën e tij vajzës tashmë të ndjerë Nazlije Sherifi.
Bahtiri tha se deçanasi meriton respektin më të madh për gjestin e tij, duke falënderuar kështu edhe të gjithë qytetarët për ndihmën financiare të dhënë për 19 vjeçaren.
Kreu i Mitrovicës e ka nderuar me mirënjohje Valin, që shprehu gatishmërinë për humanitetin e tij.
Në takim ishte i pranishëm edhe vëllau i të ndjerës Nazlije Sherifi, Iliri