Çfarë janë monedhat virtuale?! Radio Vala
-2 °c
Suha Reka
-4 ° Mon
-2 ° Tue
2 ° Wed
3 ° Thu
  • LAJME
  • ZGJEDHJET
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • TECH
  • Lifestyle
  • ARGËTIM
  • OP/ED
No Result
View All Result
  • LAJME
  • ZGJEDHJET
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • TECH
  • Lifestyle
  • ARGËTIM
  • OP/ED
No Result
View All Result
No Result
View All Result

Çfarë janë monedhat virtuale?!

Çfarë janë monedhat virtuale?!

in ARGËTIM
11/11/2020 02:52
FacebookTwitterWhatsapp

Kriptomonedhat ose monedhat virtuale janë monedha dixhitale të emetuara nga individë privatë, të cilat nuk kanë vlerë ligjore të garantuar nga një shtet apo institucion ndërkombëtar.

Vlera e tyre e tregut luhatet si rezultat i kërkesës së individëve për transaksione ose i pritshmërive të tyre mbi rritjen e mundshme të çmimit të tregut në të ardhmen.

Media elektronike përdor një mori terminologjish për t’iu referuar monedhave virtuale. Në këtë material, termat “kriptomonedha”, “monedha dixhitale” dhe “monedha virtuale” do të përdoren si përkufizime me kuptim të njëjtë, sinonime të njëra tjetrës.

Infrastruktura e një kriptomonedhe është një sistem elektronik pagesash i decentralizuar, i disponueshëm për publikun dhe i rregulluar nga një protokoll elektronik i hartuar privatisht. Pranimi i protokollit rregullator elektronik nga ana e agjentëve që operojnë infrastrukturën, rregullohet nga motive financiare (incentiva) që garanton vetë protokolli për përdoruesit.

Këto motive konsistojnë në: (i) të ardhurat financiare për agjentët operues të sistemit, dhe (ii) dobishmëria që mundëson përdorimi i këtij sistemi pagesash për individët.

Protokolli elektronik kryen rolin që ndërmjetësit garantues të pagesave kryejnë në sistemet tradicionale të pagesave, sikurse bankat qendrore, autoritetet rregullatore apo sipërmarrësit privatë Visa dhe Mastercard. Monedhat virtuale operojnë pa pasur nevojën e një ndërmjetësi të tretë garantues të këtyre transaksioneve.

Gjithashtu, krijimi i parasë realizohet nga i njëjti protokoll elektronik që mundëson kryerjen e pagesave. Në këtë mënyrë, krijimi i parasë virtuale realizohet sipas një ritmi të parashikueshëm të përcaktuar nga protokolli elektronik operues.

Si shembull për vlerësimet e dhëna në këtë material është marrë monedha virtuale Bitcoin, si më e përhapura ndër to dhe për të cilën gjenden më lehtësisht vlerësime sasiore. Autori anonim Satoshi Nakamoto, publikoi dokumentimin e protokollit elektronik të Bitcoin dhe krijoi kriptomonedhën e parë Bitcoin, prej 50 njësish, më 3 janar 2009 (Nakamoto, 2008).

Paraja elektronike nuk është  një risi për literaturën ekonomike. Ajo ka qenë e pranishme të paktën që në vitet ’90 me përhapjen masive të kartave elektronike të kreditit dhe debitit ose në formën M-pesa (Kaminska, 2015). Megjithatë, Bitcoin i referohet edhe risisë teknologjike që autori i saj ka propozuar për kryerjen e transaksioneve me këtë monedhë.

Në këtë material, në varësi të kontekstit, termi Bitcoin do të ketë kuptimin e parasë, të teknologjisë që kjo monedhë përfaqëson ose të të dyjave.

Ndonëse fillimisht interesi publik për Bitcoin ishte i vakët, numri i transaksioneve elektronike të kryera në monedhën dixhitale Bitcoin u rrit me ritëm eksponencial.

Përhapja e përdorimit të monedhës Bitcoin ka qenë në përmasa të paneglizhueshme për industrinë financiare, publikun dhe autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në fund të vitit 2011, numri i transfertave të konfirmuara nuk ishte më tepër se 5-6 mijë transaksione në ditë. Në muajt e fundit (tetor 2017 – shkurt 2018), numri i transfertave të kryera nëpërmjet Bitcoin është luhatur në 200-400 mijë transaksione në ditë.

Gjatë të njëjtës periudhë, vlera e këtyre transfertave të kryera arriti në rreth 1-4 miliardë USD në ditë. Vlera e të ardhurave që përfitojnë agjentët privatë, të cilët mirëmbajnë infrastrukturën e Bitcoin, nga kryerja e këtyre transfertave arrin në rreth 20-40 milionë USD në ditë (burimi: blockchain.info).

Përmasat e këtyre transfertave kanë nxitur aktorë të tjerë të propozojnë monedha të tjera dixhitale që funksionojnë mbi një infrastrukturë të ngjashme.

Në momentin e shkrimit të këtij materiali, numri i monedhave virtuale që operojnë në rrjetet kompjuterike të decentralizuara shkon në mbi 1000. Vëmendja e industrisë financiare si dhe e aktorëve akademikë është fokusuar tek infrastruktura e Bitcoin. Risia teknologjike e zbatuar në infrastrukturën e kryerjes së transaksioneve të Bitcoin, referohet me termin “blockchain” (në gjuhën angleze). “Distributed ledger technology” (më tej DLT) është një term më i përgjithshëm i teknologjisë së “blockchain”, që përfshin versione të modifikuara të infrastrukturës për nevojat e industrive të ndryshme.

Në këtë material, do t’i referohemi me termin regjistri elektronik i decentralizuar i transaksioneve  (REDiT). Funksionimi i këtij regjistri rregullohet nga një protokoll elektronik i hartuar nga autori i Bitcoin.

Infrastruktura e Bitcoin përbëhet nga regjistri elektronik i transaksioneve dhe nga njësi kompjuterike të fuqishme që i operojnë agjentë privatë të motivuar financiarisht nga një protokoll elektronik. Agjentët privatë mund të hyjnë ose të dalin nga ky treg i mirëmbajtjes së infrastrukturës, sipas motiveve të tyre financiare.

Regjistri është i decentralizuar, ngaqë agjentët privatë që mirëmbajnë sistemin i regjistrojnë transaksionet në të vetmen kopje publike të regjistrit, duke lënë gjurmë vetëm në këtë regjistër unik dhe jo në regjistra privatë të secilit agjent mirëmbajtës.

Besueshmëria e tij garantohet nga implementimi në protokollin elektronik të: (a) elementeve kriptografike të sigurisë, dhe (b) shpërblimit financiar që motivon agjentët të mirëmbajnë infrastrukturën (e decentralizuar) të sistemit. Shpërblimi financiar i agjentëve konsiston në formën e: (i) komisioneve të transaksioneve, dhe (ii) subvencionimit që protokolli elektronik mundëson me krijimin e monedhave të reja (senjorazh).

Krijimi i monedhave të reja Bitcoin realizohet duke shpërblyer agjentët për çdo finalizim të një blloku transaksionesh. Regjistri është i pamanipulueshëm pa konsensusin e agjentëve që mirëmbajnë infrastrukturën e sistemit.

Përmasat e shpërblimit financiar të parashikuar në protokoll diktojnë që konsensusi të arrihet në funksionimin normal të infrastrukturës. Siguria kriptografike dhe decentralizimi i infrastrukturës e bëjnë të panevojshme praninë e një rregullatori apo autoriteti që të garantojë besueshmërinë e transaksioneve ose të sistemit.

Në sajë të këtyre cilësive të parashikuara në protokollin elektronik, risia kompjuterike “blockchain” u mundëson individëve disa avantazhe në kryerjen e pagesave kundrejt infrastrukturës aktuale të monitoruar ose rregulluar nga autoritetet mbikëqyrëse kombëtare apo ndërkombëtare. Së pari, elementet kriptografike të protokollit mundësojnë anonimitetin e paguesit dhe përfituesit të pagesës.

Kjo nuk pengon regjistrin elektronik të decentralizuar të transaksioneve të mundësojë regjistrimin apo gjurmimin e transaksioneve, ose të çdo ndërrimi pronësie të monedhave Bitcoin.

Së dyti, kryerja e transaksioneve nëpërmjet kësaj teknologjie (regjistri) nuk kërkon ndërmjetësimin e një autoriteti apo të një rregullatori që të garantojë besueshmërinë e transaksioneve. “Blockchain” lejon që procesimi  dhe finalizimi i kryerjes së një transaksioni të unifikohet në një hap të vetëm. Finalizimi i shpejtë i transaksioneve lejon uljen e kohës së kryerjes së një transferte dhe minimizimin e rrezikut të kundërpartisë.

Së treti, mungesa e një ndërmjetësi rregullator, finalizimi i shpejtë i një transaksioni dhe subvencionimi që protokolli elektronik parashikon për agjentët privatë mundëson uljen e kostos financiaretë një transferte.

Këto avantazhe kanë nxitur një ritëm të shpejtë të përhapjes së përdorimit të Bitcoin në kryerjen e pagesave, sikurse vihet re në numrin e lartë të transaksioneve ditore me Bitcoin.

Infrastruktura kompjuterike “blockchain” përbën risi, e cila mund t’i japë një impuls pozitiv produktivitetit të njësive sipërmarrëse private apo publike në pothuajse të gjitha fushat.

Praktikisht çdo transaksion, veprim ose objekt që ka vlerë mund të regjistrohet dhe gjurmohet në një regjistër të tillë, duke minimizuar rrezikun e kundërpartisë dhe kostot financiare apo kohore të lidhura me mirëmbajtjen e sistemeve aktuale.

Numri i lartë i monedhave të tjera virtuale jo të rregulluara nga autoritetet bazohet në teknologji të ngjashme. Gjithashtu, industria financiare dhe ajo informatike po tregojnë interes në implementimin e kësaj teknologjie në një valë të re produktesh financiare.

Në këtë drejtim, modifikimi i protokollit elektronik bën  të mundur formatimin e teknologjisë “blockchain” sipas nevojave të autoriteteve rregullatore publike apo të sipërmarrësve privatë.

Burimi: “MONEDHAT VIRTUALE, RISITË TEKNOLOGJIKE TË TYRE DHE BANKINGU QENDROR” Autorë: Natasha Ahmetaj/ Bledar Hoda, Banka e Shqipërisë, 2019

Lista e kandidatëve për deputet nga Nisma Socialdemokrate

Lista e kandidatëve për deputet nga Nisma Socialdemokrate

01/17/2021
0

Nisma Socialdemokrate do të garojë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kandidati...

Këta janë kandidatët për deputetë nga dega e PDK – së në Suharekë

Dega e PDK – së në Suharekë: Shpresojmë që Komuna ka bërë përgatitjet e duhura sipas rekomandimeve të IKSHPK – së, për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë

01/17/2021
0

Dega e PDK - së në Suharekë përmes një postimi në Facebook ka...

PDK premton rritje të pagës minimale, nga 170 në 300 euro me Planin për Rimëkëmbje

PDK premton rritje të pagës minimale, nga 170 në 300 euro me Planin për Rimëkëmbje

01/17/2021
0

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me kandidatin për deputet...

Hoxhaj ndaj Kurtit: Mos i ik realitetit, mos i ik dialogut dhe debatit

Hoxhaj ndaj Kurtit: Mos i ik realitetit, mos i ik dialogut dhe debatit

01/17/2021
0

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj...

Të fundit

Lista e kandidatëve për deputet nga Nisma Socialdemokrate
Lajme

Lista e kandidatëve për deputet nga Nisma Socialdemokrate

01/17/2021
Këta janë kandidatët për deputetë nga dega e PDK – së në Suharekë
Lajme

Dega e PDK – së në Suharekë: Shpresojmë që Komuna ka bërë përgatitjet e duhura sipas rekomandimeve të IKSHPK – së, për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë

01/17/2021
PDK premton rritje të pagës minimale, nga 170 në 300 euro me Planin për Rimëkëmbje
Lajme

PDK premton rritje të pagës minimale, nga 170 në 300 euro me Planin për Rimëkëmbje

01/17/2021
Hoxhaj ndaj Kurtit: Mos i ik realitetit, mos i ik dialogut dhe debatit
Lajme

Hoxhaj ndaj Kurtit: Mos i ik realitetit, mos i ik dialogut dhe debatit

01/17/2021
Enver Hoxhaj: Skënderbeu, vazhdon të personifikojë bashkimin kombëtar dhe rrugën tonë të përbashkët properëndimore
Lajme

Enver Hoxhaj: Skënderbeu, vazhdon të personifikojë bashkimin kombëtar dhe rrugën tonë të përbashkët properëndimore

01/17/2021
Moti për pesë ditët e ardhshme
Lajme

Moti për pesë ditët e ardhshme

01/17/2021

Postimi Para
Tavë kosi.

Tavë kosi.

Facebook Instagram Youtube
Radio Vala

Ky portal mirëmbahet nga MEDIA CENTER VALA SH.P.K..
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të MEDIA CENTER VALA SH.P.K..

Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Email: radio.radiovala@gmail.com
Tel. + 383 45 23 53 00

Lajmi i fundit

  • Lista e kandidatëve për deputet nga Nisma Socialdemokrate
  • Dega e PDK – së në Suharekë: Shpresojmë që Komuna ka bërë përgatitjet e duhura sipas rekomandimeve të IKSHPK – së, për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë
  • PDK premton rritje të pagës minimale, nga 170 në 300 euro me Planin për Rimëkëmbje

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • Lajme
  • Lifestyle
  • OP/ED
  • SHOWBIZ
  • SPORT
  • TECH
  • LAJME
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • TECH
  • Lifestyle
  • ARGËTIM
  • OP/ED

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

emekciyiz.com mersin bayan escort diyarbakır escort elazığ escort hatay escort