Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

U mbajt takimi i rregullt i sigurisë lokale

Politikë  |  E Premte - 1 Qershor, 2018  |  39 Lexime
U mbajt takimi i rregullt i sigurisë lokale
Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit znj.Mihrije Suka, nënkryetare e komunës ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një rezyme të shkurtër për të gjitha ato që kanë ngjarë. Ndërsa për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar zv.Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj. Ai pasi e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë në Komunë, ka përshëndetur angazhimin e kryetarit Bali Muharremaj për projektin e vendosjes së kamerave të sigurisë në qytet, më pas ka numruar rastet që gjatë një jave kanë ndodhur si: 2 aksident trafiku, 1 fallcifikim monedhe, 5 raste vjedhje shtëpish në Budakovë dhe në Krushicë të Epërme, 1 sulm fizik, 1 kanosje dhe një tentim vetëvrasje me medikamente. Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, deklaroi se jemi duke e përgatit programin për Kornizë Buxhetore, ku do të ftohen kryetarët e komunave të Rajonit të Prizrenit.
Përfaqësuesi i KFOR-it deklaroi se është bërë patrollimi i rregullt dhe se situate është normale.
U mbajt takimi i rregullt i sigurisë lokale

Reklamë

Komentet

Politikë

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim

Nuk u gjet asnjë lajm sipas kërkesës tuaj, në këtë kategori!